You are here
Home > Hytbe > Hytbe nga Omer ef. Dauti

Hytbe nga Omer ef. Dauti

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s.. I nderuari xhemaat,

I Madhi Allah në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar: بِسْــــــــــــــــمِ اﷲِالرَّحْمَنِ اارَّحِيم

“Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e Allahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.” (Bekare- 218)

Hixhreti i Muahmedit a.s. dhe muslimanëve të tjerë, nuk ishte një shpërngulje apo ikje nga vendlindja, por, largim për arsye që të përhapet sa me shumë rruga e dritës imanit, shpëtimit, drita e cila ishte e shuar nga ana e idhujtarëve plot 13 vite. Shpërngulja e bekuar e Muhamedit a.s u bë me urdhër te Allahut xh.sh.. Hixhreti u be shkak për te ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve botërore, duke pasur edhe qëllime të sinqerta për njerëzit që ata të jetojnë në programin hyjnor. Kjo shpërngulje, ishte me qellim kthimi, sepse Muhamedi a.s duke u larguar nga Meka me lot në sy tha: “Meke oj vendlindja ime e shtrenjtë, për Zotin kurrë nuk do te kisha lëshuar po të mos më detyronin të të lëshoj.”

Në një përshkrim rreth kësaj ngjarjeje, tregohet se Muhamedi a.s qëndroi në Mekë dhe ftoi në Tevhid-njëshmëri plot 13 vite të plota, mirëpo kësaj thirrje iu përgjigjen një numër te vogël. Ai përjetoi shume vuajtje, mundime dhe maltretime gjatë misionit që kishte në Mekë, asnjëherë nuk i humbi shpresat se një dite këta njerëz që nuk i dhanë mbështetje do të jenë shokë më besnik të tij dhe të Islamit. Pas kundërshtimit dhe mospërfilljes së tij në Mekë, ai një dite udhëtoi për në Taif, ku i ftoi banorët e zaifit që ta pranojnë islamin, por për fat të keq aty u ballafaqua pothuajse me të njëjtën përgjigje. Paria udhëheqëse e Taifit, ia lëshuan Pejgamberit a.s fëmijët, që ta përzënë atë duke i gjuajtur me gurrë. I Dërguari i Allahut u detyrua që të largohet dhe u kthye në Mekë.

Nuk kaloi shumë kohë, pabesimtarët e Mekës filluan te bëjnë përgatitjet e tyre për vrasjen e Muhamedit a.s dhe myslimanët tjerë. Allahu xh.sh e inspiroi Muhamedin a.s që të shpërngulej, në të njëjtën natë i Dërguari i Allahut i bëri përgatitjet dhe mori masat e nevojshme që shpërngulja mos te dështojë.

Pasi që morri veshtë mushrikët se muslimanët bashkë me Muhammedin a.s. do të largohen nga Meka i shtuan vuajtjet dhe maltretimet. Gjatë hixhretit i vetmi ishte Omeri r.a. i cili bëri hixhri haptazi duke u thënë mekasëve: “Kush dëshiron që ta lënë gruan e tij të vejë dhe fëmijët pa prind le të urdhëroj pas kodrës do ti pres.”.

Si rrjedhojë, obligimin për te bërë hixhret nga toka e luftës ne tokën islame e transmeton Kurtubiu nga Ibni Arabi ku thotë: “Hixhreti ka qenë farz në ditët e të Dërguarit a.s dhe se do të jetë obligim deri ne Ditën e Kiametit, e cila ndërpritet me çlirimin e vendit.” Çdokush që sadopak e ndjen veten musliman, çdokush i cili dëgjon ketë ngjarje nga një hoxhë apo dijetar, fëmija nga prindi, nxënësi nga mësuesi do kishin dashur te jenë pjesë e asaj ngjarje.

Ashtu siç jemi mësuar te njohim Muahmedin a.s, në çdo çështje, në te gjitha lëvizjet e tija, ai bënte planifikime e strategji. Hixhreti i tij për në Medine njihet si njëra ndër strategjitë më të përkryera të tij. Kësaj strategjie i kanë ndihmuar edhe disa elemente siç janë: elementi njeri, kohë, lëvizje e fshehtë dhe caktimi i Allahut të madhëruar.

Allahu na bëftë prej atyre që e ndjekim rrugën e Muhamedita.s deri ne Ditën e Gjykimit dhe na bashkoftë me të Xhenet.

Artikuj të ngjajshëm

error: