You are here
Home > Lajme > Hfz. Nasir ef. Ejupi (1949-2015 )

Hfz. Nasir ef. Ejupi (1949-2015 )

Hfz. Nasir ef. Ejupi u lind më 08.11.1949 nё fshatin Shemshovё tё Tetovës. Mësimet e para i morri nё shkollën e fshatit ndërsa mësimet fetare i vazhdoi tek babai i tij Mulla Zaimi i cili poashtu ishte hoxhë në të njëjtin fshat. Hifzin e kreu tek hafëz Fadil ef. Abdullahu në fshatin Pallaticë. Më pas mësimet fetare i ndjek të hoxha i njohur Mulla Garip ef. Beadini.
Hfz. Nasir ef. Ejupi pas mbarimit të hifzit në vitin 1970 tre vite me radhë do të shërbej si hatib nё xhaminë e fshatit bashkë me të atin e tij. Më pas shërbimet fetare do ti vazhdojë në disa vende të ndryshme të Republikës së Maqedonisë.
Prej viteve 1983 deri 1985 ka qenë imam nё fshatin Sёrmnovё të Myftinisë së Gostivarit. Ndërsa në vitet 1985 deri 1987 ka shërbyer si imam nё fshatin Debrinjё të Myftinisë së Shkupit. Ndërmjet viteve 1987-1989 ka qenë imam nё fshatin Novo Sellё Myftinia e Tetovës. Më pas prej vitit 1989 deri në vitin 2005 do të shërbej si imam nё fshatin Sellcё e Keçe Myftinia e Tetovës. Prej vitit 2006 deri nё vitin 2010 do të qëndroj si imam në xhaminë e fshatit Obednik Myftinia e Manastirit. Prej 2010 deri nё vitin 2015 do të shërbej si imam i xhamisë nё fshatin Ostrec Myftinia e Manastirit.
Vdiq më 15.10.2015, dhe u varros në varrezat e fshatit Shemshovë.
Allahu e mëshiroftë!

Mexhit ef. Emurli

Artikuj të ngjajshëm

error: