You are here
Home > Lajme > Hfz. EJUP ef. OSMANI (1933 – 2016)

Hfz. EJUP ef. OSMANI (1933 – 2016)

Hfz. Ejup ef. Osmani lindi mё 29.12.1933 nё fshatin Xhermё tё Tetovës. Hifzin e mbaron te imami i Xhamisë GamGam Hfz. Halid ef. Halidi, ndërsa Ixhazetin (diplomën) e merr nga alimi i njohur i asaj kohe Alief. Metushehu. Në vitin 1960 punësohet si Muezin -Mualim dhe gjatë muajit të Ramazanit punon edhe si Vaiz nё Xhaminë e Sahatit tё Tetovës. Pas pensionimit hfz. Ejupi vazhdon detyrën si imam në fshatin Llacё tё Tetovës. Pas një kohë të shkurtë ai do të punojë edhe si imam në Xhaminë e fshatit Novosellё. Vlen të përmendet se ka qenë njëri prej myezinëve të rrallë i cili deri në pension tё vitit 1999, ka shërbyer në detyrën e tij me zell.

Pas një sëmundje të gjatë vdes me 06.12.2016 dhe varroset në varrezat e qytetit.

Allahu e mëshiroftë!

Qerim ef. Osmani

Artikuj të ngjajshëm

error: