Më datë 06.11.2015 Muftinia e Tetovës mbajti manifestim fetar me rastin e hapjes së Xhamisë së renovuar në fshatin Gurgurnicë.
Në këtë manifestim morën pjesë, muftiu i Tetovës dr. Qani ef. Nesimi, operativa e muftinisë, hoxhallarë, kryetari i Komunës së Bervenicës, musafirë si dhe xhematë të fshatrave përreth.
Manifestimi filloi me fjalimin e Imamit te Xhamisë së Gurgurnicës i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i falenderoi të gjithë ata të cilët kontribuan në ndërtimin e kësaj xhamie.
Ndërsa fjalën e rasti në emër të Kryetarit të BFI-së e mbajti muftiu i Tetovës i cili përshëndeti të pranishmit në emër të Kryetartit të BFI-së duke ju uruar këtë xhami. Muftiu theksin e vëndoi në ajetin kuranor ku Allahut xh.sh thotë: “Me të vërtetë shtëpia e parë e ndërtuar në tokë është Qabja”, duke u ndalur në komentin e këtij ajeti. Ai m pastaj potencoi rolin që ka luajtur xhamia në të kaluarën dhe rolin që do të luaj në të ardhmën. Fjalimin e tij Muftiu e përfundoi duke e lutur Allahun që gjithë ata që morën pjesë në renovimin e kësaj xhamie të jenë pjesë e hadithit të Muhammedit a.s i cili ka thënë: “Ai i cili ndërton xhami, All-llahu xh.sh. për të do të ndërton një shtëpi në xhennet“.
Duan e hapjes së kësaj xhamie e bëri dr. Selver ef. Xhemaili.