Sot më 23.05.2017 (e Martë), Myftinia e Tetovës mbajti manifestim fetar me rastin e hapjes së Xhamisë së re në fshatin Reçicë e Madhe.
Në këtë manifestim morën pjesë, Myftiu i Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi, Kryetari i Kuvendit të BFI-së H. Haki ef. Agushi, Drejtori i kulturës pranë BFI-së Muaz ef. Agushi, ish Myftinjtë paraprak Alifekri ef. Esati dhe Nexhadi ef. Limani, Imami i Xhamisë Xhemail ef. Bilalli, Këshilli iniciativë i udhëhequr nga Abdulkadri Bajrami, profesorë të medresesë Isa Beu dhe të FSHI-së, operativa e Myftinisë, hoxhallarë, mysafirë si dhe xhematë të fshatrave përreth.
Manifestimi filloi me leximin e disa pjesëve nga Kur’ani famëlartë dhe me disa ilahi kënduar nga hoxhallarë pjesëmarrës.
Fjalën e rastit në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul-Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi e mbajti Myftiu i Tetovës, i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të Kryetarit të BFI-së duke ju uruar këtë Xhami.
Myftiu theksin e vëndoi në ajetin Kur’anor ku Allahu xh.sh thotë “ Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Mekë, e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt ” Ali-Imran-96, ai më pastaj potencoi rolin që ka luajtur xhamia në të kaluarën dhe rolin që do të luaj në të ardhmen. Fjalimin e tij Myftiu e përfundoi duke e lutur Allahun që të gjithë ata që morën pjesë në ndërtimin e kësaj xhamie të jenë pjesë e shpërblimit në Ahiret, siç potencon Muhammedi a.s. : “Ai i cili ndërton xhami, All-llahu xh.sh. për të do të ndërton një pallat në xhennet“ si dhe Këshillit iniciativë iu dëshiroi shëndet, lumturi dhe suksese të vazhdueshme në jetë.
Duan e hapjes së kësaj Xhamie e bëri Kryetari i Kuvendit të BFI-së, ndërsa në namazin e drekës priu Myftiu i Tetovës.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”47″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”120″ thumbnail_height=”90″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”50″ number_of_columns=”5″ ajax_pagination=”0″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”0″ show_slideshow_link=”0″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” template=”/home2/agroupcc/public_html/myftiniatetove/wp-content/plugins/nextgen-gallery/products/photocrati_nextgen/modules/ngglegacy/view/gallery-caption.php” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]