Doc. Dr. Selver Xhemaili
EKUILIBRI NË PRAKTIKIMINE FESË
Feja Islame të gjithë llojet e ekstremizmave, do me thënë tejkalimin nga ajo që duhet të jetë, e ka konsideruar si një lloj devijimi. Në kornizat Islame skajet ekstreme janë pika të cilët i shtërngojnë dhe i thyejnë kufijtë që i ka vënduar Allahu madhëri plotë. Kurse veprimi mesatar është ai që dëshiron mësimi fetar islam, që do të thotë të jeshë i ekuilibruar, i moderuar nga aspekti i ndjenjave, mendimeve, moralit, dhe sjelljeve me të tjerët, është sirat-i mustekim/rruga e drejtë, do me thënë rrugë e ekuilibruar, largë nga të gjitha llojet e ekstremeve dhe të gjitha llojet e neglizhimeve të ndryshme.
Gjithësia është krijuar mbi një ekuilibër jashtëzakonishtë të ndjeshëm. Një devijim i imët nga ky ekuilibër në gjithësi mundë të shkatojë katastrofa trishutese. Gjithashtu edhe njeriu i cili është cilësuar si një kosmos i vogël është krijuar me një ekuilibër të ndjeshëm. Devijimet e praqitura në këtë ekuilibër, brenda kohës meqë e shpiejnë njeriun në teprim dhe tejkalimin e kufijve, shkatojnë çrregullime në tërësinë e shpirtit dhe trupit të njeriut, në perceptimin e materiales dhe shpirtërores si dhe në botëkuptimin e kësaj bote dhe ahiretit. Mirëpo ekuilibri, ballansimi që do të formohet mes këtyre, nuk është i mundshëm duke i vlerësuar të dy dimesionet në mënyrë të njëjtë, por duke ia dhënë hakun secilës anë ashtu siç e meriton. Për shembull, Allahu i lartë madhërishëm, kur fletë për raportet e dy botrave dunja-ahiret nuk i ka konsideruar të brasvlerëshme, por vazhdimishtë ka përkujtuar se bota e ardhëshme-ahireti ëshë më e vlefshme se jeta e kësaj bote. “Thuaju: “Kënaqësitë e kësaj jete janë të vogla. Jeta tjetër është më e mirë për ata që e kanë frikë Allahun e s’bëjnë gjynahe. Juve nuk do t’ju bëhet asnjë fije padrejtësi.” (Nisâ, 4/77)
Në fakt edhe përfundimi logjik nuk do të dalë ndryshe, në qoftë se do të krahasohet e amshueshmëria me kalimtaren. I njejti vlerësim vlenë edhe në krahasimet që do të bëhen në mes shpirtit dhe trupit, matrijales dhe shpirtërores. Në ditët tona në burimin e vështirësive individuale dhe shoqërore, qëndron shkatërimi i këtij ekuilibri i cili është sekreti i jetës. Treguesi më i mirë i këtij realiteti është individi i kohës tonë i cili, me që e ka shkatëruar tërësinë shpirt-trup nuk mundë t’i jap kuptim jetës dot dhe për pasojë rrotullohet brenda krizave shpirëtore; nga aspekti matrijal i zhvilluar tej mase por nga aspekti shpirtërorë i varfëruar skajshmërishtë. Allahu i lartë madhërishëm në Kur’anin Fisnik porosit që, në çdo moment të largohemi nga teprimet e ndryshme dhe këshillon që asnjëherë mos e braktisim rrugën e drejtë dhe gjendjen e ekuilibruar. “Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijtë, se Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju.” (Hûd, 11/112). “Dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes”.( Furkân, 25/67).
Ai, shoqërinë islame e ka cilësuar, “Një bashkësi të drejtë”, ( Bakara, 2/143). Edhe Pejgamberi a.s. këtë e ka komentuar si “një shoqëri/ummet i përmbajtur, matur” do me thënë shoqëri e ekuilibruar, moderuar që sillet me drejtësi, që vendon çdo gjë në vendin e vet, që vepron me vendosmëri dhe maturi, që ia jep çdo gjësë të drejtën/hakun që meriton, që qëndron larg nga skajshmëritë e ndryshme dhe që ndjekë rrugën mesatare. Besimtari është i detyruar të jetë i matur/ekuilibruar që në çdo pore të jetës dhe veçanërisht në fushën e adhurimeve. Në njërin nga ajetet e Kur’anit Fisnik në të cilin u tërhiqet vërejtja atyre që i thejnë kufijtë dhe kalojnë në teprim thuhet kështu, “O besimtarë! Mos ia ndaloni vetes gjërat e mira, të cilat Allahu jua ka lejuar dhe mos e kaloni kufirin! Vërtet, Allahu nuk i do ata që e kapërcejnë kufirin.” (Mâide, 5/87). Në fushën e ibadeteve atë të cilën më së tepërmi e ka dashur i Dërguari i Allahut ka qenë qëndrueshmëria dhe vazhdimësia. Në një rastë i kishte thënë Aishesë r.a., e cila ia tregonte një grua që falte shumë namaz duke e lavdëruar atë, “Lëreni (këto fjalë)! Merne përsipër punët që keni fuqi t’i kryeni ato. Pasha Allahun ju mundë të lodheni dhe bezdiseni por Allahu nuk bezdiset!” Prandaj, Pejgamberi ynë i nderuar, e kishte parë një njeri duke falur namaz në një vend gurishte, pas një kohe të gjatë përsëri e kishe parë se falet në të njëjtën mënyrë, me ç’rastë kishte reagur duke thënë, “O ju njerëz! Juve ju duhet rruga mesatare. Pasha Allahun ju mundë të lodheni dhe bezdiseni por Allahu nuk bezdiset!” Me këto fjalë ai këshillonte që mos kalohet në teprim gjatë realizimit të adhurimeve.
Pejgamberi ynë i nderuar në çdo çast e porosiste parimin, “Përgëzoni dhe mos urreni; lehtësoni dhe mos i vështirësoni punët.” Ndërsa ata të cilët vepronin në kundërshtim me këto parime, ua tërhiqëte vërejtjen menjëherë. Ai gjithmonë i këshillonte as’habët në lidhje me teprimet dhe tejkalimin e kufjëve dhe i ftonte ata që të jenë më të ndijshëm. Për shembull, sahabiu me emrin Abdullah b. Hâris el-Bâhilî i cili kishte një pamje të bukur, një ditë kishte ardhur pranë Pejgamberit (sav) dhe ishte njohtuar me te, pas një viti kishte ardhur përsëri por tani pamja e bukur dhe dukja e tij ishte ndryshuar, sa që Muhamedi a.s. nuk kishte mundur ta njohë. Kur Abdullahu u prezentua, i Dërguari i Allahut e kishte shfaqur habinë e tij duke i thënë, “Çka të ka ndryshuar kështu?” Ndonëse ti ishe me një pamje të bukur!” Me ç’rast Abdullahu tha, “Prej kur u ndava prej teje kam ngrënë vetëm natën. (vazhdimishtë kam agjëruar.)” Ndërsa i Dërguari i Allahut ia kishte tërhequr vërjetjen për kalimin e tij në teprim duke i thënë, “Pse e ke munduar veten?” dhe pastaj i kishte propozuar që të agjërojë muajin e Ramazanit dhe nga një ditë në çdo muaj. Por Abdullahu kishte kërkuar edhe më tepër të agjërojë, atëherë Pejgamberi ynë i nderuar e kishte këshilluar, së pari dy ditë në muaj, pastaj tre ditë në muaj, dhe më në fundë i kishte dhënë leje të agjërojë disa ditë në muajtë e quajtur haram. Siç shihet i Dërguari i Allahut, agjërimin e vazhdueshëm e ka cilësuar si një mundim të cilin individi ia shkakton vetvetes, andaj edhe këto lloje të teprimeve nuk i ka miratuar.
Ndërsa një parim tjetër që duhet patur kujdes është realizimi i adhurimeve me sinqeritet. Pejgamberi ynë i nderuar duke e përcjellur Muadh b. Xhebelin në Jemen e kishte këshilluar, “Bëhu i sinqertë në fe ashtu që edhe pakë punë (amel) të të mjaftojë.” Me këto fjalë ka theksuar se në adhurime nuk është me rëndësi shumësia e tyre por bërja e tyre me sinqeritet, përkushtim dhe përulësi të thellë. Veprat të cilat individi i bën me sinqeritet dhe duke marrë parasysh vetëm pëlqimin (riza) e Allahut të lartë madhërishëm, sigurishtë që janë shumë më të vlefshme përballë veprave që bëhen sa për sy e faqe (rija). Për shkak se veprat që kryhen sa për sy e faqe zhduken dhe shkojnë huq. Pejgamberi ynë i nderuar, këtë realitet e ka shprehur në këtë mënyrë, “Ashtu siç çdo gjë ka një entuziazëm/hovë edhe çdo entuziazëm ka një ndërprerje/neglizhencë. Në qoftë se ai cili i përjeton këto dy gjendje sillet me maturi/i vetëpërmbajtur dhe arrijnë ta ndjekë rrugën mesatare shpresoj se ai do të arrijë (shpëtimin). Mirëpo nëse (këto i bën në mënyrë të privuar nga sinqeriteti) pra nëse bie në një gjendje sa që të tregohet me gisht nga çdo kush (të largohet nga maturia/mesatarja) atëherë atë mos e numëroni (nga personat e mirë)!” Nëpërmjet këtyre këshilla ka theksuar rëndësinë e bërjes së punëve në mënyrë të ekuilibruar dhe duke qëndruar larg nga demonstrimi i vetvetes.
Njëjtë sikur në fushën e ibadeteve edhe në jetën shoqërore, qoftë në Kur’anin Fisnik qoftë në hadithet e Pejgamberit a.s., është urdhëruar që të jemi të matur dhe të ekuilibruar. Allahu madhëri plotë urdhëron, “… Mos ia ndaloni vetes gjërat e mira, të cilat Allahu jua ka lejuar dhe mos e kaloni kufirin! Vërtet, Allahu nuk i do ata që e kapërcejnë kufirin.” (Mâide, 5/87). I Dërguari i Allahut kishte shprehur dëshirë që edhe respekti dhe lavdatat ndaj tij të jenë brenda kritereve të caktuara dhe në një rastë kishte theksuar, “Mos kaloni në teprim gjatë shprehjes së lavdatave ndaj meje ashtu siç i kan tejkaluar kufijtë të krishterët në lavdërimet që ia kan thurur (Isaut) birit të Merjemes. Padyshim që unë jam robi i Allahut xh.sh. Prandaj për mua thoni ‘Robi i Allahut dhe i Dërguari i tij.” Gjithashtu ai, ashtu siç ka qenë i moderuar në gjendje zemërimi dhe hidhërimi edhe në situta gëzimi është kujdesur të mbajë qëndrim të ekuilibruar. Në një rastë ka thënë, “Ta duash një gjë tej mase (në mënyrë ekstreme), të bën (ty) të verbër dhe të shurdhër.” Me këtë shprehje të qartë, ka theksuar se humbja e kontrollës mbi ndjenjat mundë të shkaktojë përfundime negative.
Pejgamberi ynë i nderuar, edhe në çështjen e veshjeve dhe mbathjeve ka kërkuar që të qëndrohet largë teprimeve. Ai, ashtu siç nuk e ka pëlqyer veshjen në mënyrë ekstravagante/të tepruar me qëllim të kryelartësisë dhe demonstrimit të vetëvetes, poashtu nuk e ka preferuar edhe stilin e veshjes me tesha të grisura sikur indivi të jetë ndonjë nevojtar për ndihma ose ecjen në një mënyrë vagabonde me flokë dhe mjëkër të shkapërderdhur. Muhammedi a.s. ka urdhëruar, “Allahu xh.sh. kënaqet nga pamja e gjurmëve të dhuntive mbi robin e Tij.” Njëkohësishtë e ka porositur veshjen modeste dhe të pastërt.
Thënë shkurtë Muslimani në çdo rast, në çdo situatë duhet ta bëjë princip që të jetë me qëndrime mesatare, me sjellje të ekuilibruar dhe të matur. Pejgamberi ynë i nderuar, na përkujton se ekestremizmi e shpienë njeriun në shkatrim. Andaj ne për ta fituar lumturinë e kësaj dhe botës tjetër, porosia e tij është që mos e shkatërrojmë ekuilibrimin e ndjeshëm mes dy jetërave, duke treguar një kujdes të tepërt ndaj njërës mos e anashkalojmë tjetrën. Ata të cilët dëshirojnë të arrinë qetësinë e amshueshme dhe lumturinë në botën tjetër, është kushtë që në këtë botë të largohen nga ekstremizmat me të cilët shqetësojnë veten dhe mjedisin ku jetojnë. Allahu madhëri plotë, i njeh më së miri ata të cilët i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar prej Tij. “…Shumë njerëz i largojnë të tjerët nga rruga e drejtë nga padija dhe nga dëshirat e tyre të kota. Në të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që e kanë kaluar kufirin. (En’âm, 6/119). Prandaj Muslimani si individë duhet ta jetojë një jetë të ekuilibruar, jeta e tillë është e mundëshme duke vepruar, lëvizur në përputhshmëri me ligjet e Krijuesit të lartë madhërishëm i cili e ka falur jetën në faqen e dheut, dhe çdo gjë që ka krijuar e ka përsosur në formën më të bukur, “…Ai është i Plotfuqishmi dhe Mëshirëploti, i Cili ka përsosur çdo gjë që ka krijuar. Ai e ka filluar krijimin e njeriut prej baltës” (Sexhde, 32/6-7). dhe i cili çdo gjë ka krijuar në bazë të një kriteri të caktuar, “Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar” (Kamer, 54/49). Ja pra vetëm një shoqëri e cila do të përbëhet nga individë të këtillë, do ta fitojë të drejtën të cilësohet shoqëri e ekuilibruar gjegjësisht ashtu siç e ka definuar edhe Allahu madhëri plotë, “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë (model) përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar (model) përmbi ju…” (Bakara, 2/143).
(Tema është e botuar në revistën Hëna e Re Nr.314)