Më 19.09.2015, dita e shtunë, xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë së Rinisë pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes së re Fatlinda Iseni, të kryer pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani. Hafizja e re e lindur më 25.05.1995 në Tetovë, e cila hifzin e ka filluar më 07.01.2012, kurse e ka përfunduar më 06.09.2015, provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani-Kryeimami, kryetar
2. Hfz. Dr. Selver ef. Xhemaili, anëtar
3. Hfz. Abdurrahim ef. Murati, anëtar.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti i arsimit Idris ef. Idrizi, mori pjesë Myftiu i myftinisë së Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi, kryetar i Kuvendit të BFI-së Haki ef. Agushi, si dhe një numër bukur i madh i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë, në mesin e të cilëve ishin edhe ish myftinjtë e Myftinisë së Tetovës, Alifekri ef. Esati, Mr. Nexhadi ef. Limani. Myftiu i Tetovës, Qani efendiu, në fjalën e rastit i përshendeti të pranishmit në emër të Kryetarit të BFI-së Reis Ul Ulemasë Haxhi Sulejman ef. Rexhepi dhe në emër të Myftinisë së Tetovës. Ai poashtu hafizes së re dhe familjes së saj iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetën në vazhdim.
Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Nexhadi efendiu dhe dhënien e diplomës së hifzit hafizes së re nga ana e Myftiut të Tetovës dhe Kryetarit të Kuvendit të BFI-së. Kurse në namazin e drekës priu ish myftiu i Tetovës Alifekri efendiu.