You are here
Home > Lajme > Dua Hifzi në Tetovë

Dua Hifzi në Tetovë

Më 14.12.2016, dita (e mërkurë), xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i Xhamisë së Rinisë pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes së re Nexhmije Xhemil Emurllai të kryer pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani. Hafizja e re e lindur më 18.01.2001 në Tetovë, e cila hifzin e ka filluar më 01.02.2014, kurse e ka përfunduar më 05.12.2016, provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga: 1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani-Kryeimami, kryetar 2. Hfz. Abdulbaki ef. Kasami-anëtar. 3. Hfz. Ibrahim ef. Alija-anëtar Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti i arsimit Idris ef. Idrizi, mori pjesë: Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i myftinisë së Tetovës Prof. dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Gostivarit Hfz Shaqir ef. Fetahu, Myftiu i Kërçovës Murat ef. Huseini, Drejtori i Medresesë “Isa Beu” Shkup, Ibrahim ef. Idrizi, një numër i profesorëve, si dhe një numër bukur i madh i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë,. Myftiu i Tetovës, në fjalën e tij përshendeti të pranishmit, gjithashtu Drejtori i Medresesë përshëndeti xhematin, ndërsa fjalimin e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së Reisul Ulemasë Haxhi Sulejman ef. Rexhepi. Ai poashtu hafizes së re si dhe familjes së saj iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetën në vazhdim. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Myftiu i Gostivarit dhe dhënien e diplomës së hifzit hafizes së re nga ana e Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi Myftiut të Tetovës dhe Myftiut të Gostivarit. Kurse në namazin e drekës priu Myftiu i Kërçovës Murat ef. Huseini.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”41″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”120″ thumbnail_height=”90″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”50″ number_of_columns=”5″ ajax_pagination=”0″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”0″ show_slideshow_link=”0″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” template=”/home2/agroupcc/public_html/myftiniatetove/wp-content/plugins/nextgen-gallery/products/photocrati_nextgen/modules/ngglegacy/view/gallery-caption.php” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Artikuj të ngjajshëm

error: