You are here
Home > Lajme > Dua Hifzi në Tetovë

Dua Hifzi në Tetovë

Më 15.07.2016, (e premte) xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë së fsh. Cellopek pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes së re dhe hafizit të ri, Zejnep Emin Limani dhe Mujdin Emin Limani të kryer pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani. Hafizja e re e lindur më 10.12.1994, në Tripoli-Libi, e cila hifzin e ka filluar më 09.04.2012, kurse e ka përfunduar më 29.02.2016, provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:

  1. Hfz. Mr. Ejupef. Selmani – Kryeimami, kryetar
  2. Hfz.Abdulbakief. Kasami, anëtar
  3. Hfz. Abdurahimef. Murati, anëtar.

Ndërsa hafizi i ri i lindur më 06.07.1998, në Tetovë fsh. Cellopek, i cili hifzin e ka filluar më 13.04.2013, kurse e ka përfunduar më 14.05.2016, provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:

  1. Hfz. Mr. Ejupef. Selmani-Kryeimami, kryetar
  2. Hfz. Dr. Selveref. Xhemaili, anëtar
  3. Hfz. Abdulbakief. Kasami anëtar.

Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti i arsimit Idris ef. Idrizi, morën pjesë Myftiu i Myftinisë së Tetovës Prof. dr. Qani ef. Nesimi,  Myftiu i Shkupit Rexhep ef. Jusufi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame Prof. Dr. Faredin Ebibi, profesorët, si dhe një numër bukur i madh i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë, në mesin e të cilëve ishin edhe ish myftiu i Myftinisë së Tetovës,  si dhe hoxhallarë nga Kosova. Myftiu i Tetovës, në Hytben e Xhumasë përshendeti të pranishmit në emër të Kryetarit të BFI-së Reis Ul Ulemasë Haxhi Sulejman ef. Rexhepi dhe në emër të Myftinisë së Tetovës. Ai poashtu hafizes së re dhe hafizit të ri si dhe familjes së tyre iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetën në vazhdim.

Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Dekani i FSHI-së, dhe dhënien e diplomës së hifzit hafizes së re nga ana e Myftiut të Tetovës. Kurse në namazin e Xhumasë priu Kryeimami i  Myftinisë së Tetovës.

Artikuj të ngjajshëm

error: