Sot më 22.05.2015 ( e Diel), xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë së fshatit Kamenjan pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes së re Sumeja Tahiri, e cila hifzin e kreu pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani. Hafizja e re e është lindur më datë 23.11.1997 , në fsh Kamenjan-Tetovë, e cila hifzin e ka filluar më 28.06.2013, kurse e ka përfunduar më 21.04.2016 provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani – Kryeimami, kryetar
2. Hfz. Dr. Selver ef. Xhemaili, anëtar
3. Hfz. Ibrahim ef. Alija-anëtar.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti i arsimit, mori pjesë Myftiu i myftinisë së Tetovës Prof. dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Shkupit Rexhep ef. Jusufi, Myftiu i Gostivarit Hfz Shaqir ef. Fetahu, profesorë të Medresesë “Isa-beu” paralelja e shtrirë në Tetovë , si dhe një numër bukur i madh i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë, në mesin e të cilëve ishin edhe ish myftiu i Myftinisë së Tetovës, Mr. Nexhadi ef. Limani. Myftiu i Tetovës, në fjalën e rastit i përshendeti të pranishmit në emër të Kryetarit të BFI-së Reis Ul Ulemasë Haxhi Sulejman ef. Rexhepi dhe në emër të Myftinisë së Tetovës. Ai poashtu hafizes së re si dhe familjes së saj iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetën në vazhdim.
Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Myfitu i Gostivarit Hfz Shaqir ef. Fetahu, dhe dhënien e diplomës së hifzit hafizes së re nga ana e Myftiut të Tetovës . Kurse në namazin e drekës priu Myftiu i Shkupit.