Më 03.01.2016, dita e diel, xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë së Pashës pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizit të ri, Almir Muratit, të kryer pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani. Hafizi i ri i lindur më 03.01.2003, në Tetovë, i cili hifzin e ka filluar më 23.01.2014, kurse e ka përfunduar më 03.12.2015. Ndërkaq provimin e hifzit e ka mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani-Kryeimami, kryetar;
2. Hfz. Dr. Selver ef. Xhemaili, anëtar;
3. Hfz. Abdulbaki ef. Kasami anëtar.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti i arsimit Idris ef. Idrizi, mori pjesë Kryetari i Bfi-së Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Myftinisë së Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, si dhe një numër bukur i madh i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë, në mesin e të cilëve ishin edhe ish myftiu i Myftinisë së Tetovës, Alifekri ef. Esati. Pas fjalës përshëndetëse të Myftiut të Tetovës, fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së Reis Ul Ulemaja. Ai poashtu hafizit të ri si dhe familjes së tij iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetën në vazhdim. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga ish Myfitu i Tetovës, dhe dhënien e diplomës së hifzit të ri nga ana e Kryetarit të Bfi-së Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi.
Kliko për fotot