Sot më 30.04.2016, (e shtunë), xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë “Tabhane” pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes të re, Jetmire Adili, të filluar pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani, filluar më 16.06.2014, dhe të përfunduar më 26.04.2016. Hafizja e re e lindur më 27.12.1997, në Tetovë, provimin e hifzit e ka mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani-Kryeimami, kryetar;
2. Hfz.Abdylbaki ef. Kasami, anëtar;
3. Hfz. Mr. Uzejr ef. Ibrahimi, anëtar.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi kryeimami i Muftinisë, mori pjesë: Sekretari i përgjithshëm i BFI-së Irsal ef. Jakupi, Kryetari i Kuvendit të BFI-së H. Haki ef. Agushi, Muftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, ish Muftinjtë e Tetovës Hfz.Mr. Nexhadi ef. Limani dhe Alifekri ef. Esati, profesorët e Medresesë, hoxhallarët e Tetovës me rrethinë, si dhe një numër shumë i madh i xhematit. Të dhënat për hafizen e re i prezentoi Kryeimiami, kurse pas fjalës përshëndetëse të Myftiut të Tetovës, fjalën e rastit e mbajti Sekretari BFI-së Ai hafizes së re si dhe familjes së saj iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Kryetari i Kuvendit të BFI-së H. Haki ef. Agushi, dhe dhënien e diplomës së hifzit nga ana e Sekretarit të BFI-së dhe Muftiut të Tetovës, ndërsa në namazin e drekës priu ish Muftiu Alifekri ef. Esati.