Më 15.07.2016, (e premte) xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë së fsh. Kallnik pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizave të re Elvije Kadriu dhe Besarta Kadriu të pëfrunduar pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani. Hafizja Elvije Kadriu e lindur më 02.03.1999, hifzin e ka filluar më 17.01.2014, ndërsa e ka përfunduar më 21.04.2017, provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
Hfz. Mr. Ejupef. Selmani – Kryeimami, kryetar
Hfz.Abdulbakief. Kasami, anëtar
Hfz. Ibrahim ef. Alija, anëtar.
Ndërsa hafizja Besarta Kadriu e lindur më 04.10.2000, në Tetovë, hifzin e ka filluar më 17.01.2014, ndërsa e ka përfunduar më 10.06.2017, provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
1)Hfz. Mr. Ejupef. Selmani-Kryeimami, kryetar,
2)Hfz. Dr. Selveref. Xhemaili, anëtar,
3)Hfz. Havzi ef. Ramadani, anëtar.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi Taxhedin ef. Hamiti, morën pjesë Kryeimami i Myftinisë së Tetovës Mr. Ejup ef. Selmani, Drejtori i Medresesë paralelja e shtrirë në Tetovë Beqir ef. Memeti, profesorë të Medrsesë, si dhe një numër bukur i madh i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë,
Fjalën e rastit në emër të Kryetarit të BFI-së Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi dhe në munges të Myftiut të Tetovës e mbajti Kryeimami i Myftinisë së Tetovës.
Ai hafizeve të reja si dhe familjes të së tyre iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetën në vazhdim. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Profesori i Medrsesë Prof. Neim Ferati dhe dhënien e diplomës së hafizeve të reja nga ana e Kryeimamit të Myftinisë së Tetovës.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”52″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”120″ thumbnail_height=”90″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”50″ number_of_columns=”5″ ajax_pagination=”0″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”0″ show_slideshow_link=”0″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” template=”/home2/agroupcc/public_html/myftiniatetove/wp-content/plugins/nextgen-gallery/products/photocrati_nextgen/modules/ngglegacy/view/gallery-caption.php” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]