Më 16.09.2017 (e shtunë), xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i Xhamisë “Kadi Ceshme” pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes Zineta Hatip Maliqi, të kryer pranë Hoxhës Abdurahman ef. Asllani.
Hafizja është e lindur më 24.04.2001 Fsh. Recicë e vogël – Tetovë, hifzin e ka filluar më 15.10.2014, kurse e ka përfunduar më 23.01.2017. Ndërkaq provimin e hifzit e ka mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
- Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani, kryetar;
- Hfz. Abdulbaki ef. Kasami anëtar;
- Hfz. Ibrahim ef. Alia anëtar.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti i arsimit fetar mori pjesë: Kryeimiami i Myftinisë së Tetovës Mr. Ejup ef. Selmani, Koordinatori i Medresesë Isa Beu paralelja e vajzave në Tetovë Beqir ef. Memeti, profesorë të Medresesë, si dhe një numër bukur i madh i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë. Fjalën e rastit në emër të Kryetarit të BFI-së Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi dhe në munges të Myftiut të Tetovës e mbajti Kryeimami i Myftinisë së Tetovës.
Ai hafizes të re si dhe familjes të saj iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetën në vazhdim. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës Hfz. Abdurahim ef. Murati dhe dhënien e diplomës së hafizes së re nga ana e Kryeimamit të Myftinisë së Tetovës.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”51″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”120″ thumbnail_height=”90″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”50″ number_of_columns=”5″ ajax_pagination=”0″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”0″ show_slideshow_link=”0″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” template=”/home2/agroupcc/public_html/myftiniatetove/wp-content/plugins/nextgen-gallery/products/photocrati_nextgen/modules/ngglegacy/view/gallery-caption.php” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]