You are here
Home > Aktivitete > Dua Hifzi në Tetovë

Dua Hifzi në Tetovë

Sot më 04.05.2017, (e enjte), xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë së fsh. Xhepçishtë, pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizit të ri, Arban Musli Shaqiri të filluar pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani, filluar më 26.09.2010, dhe të përfunduar më 06.03.2017. Hafizi i ri i lindur më 03.01.1998, në Tetovë, provimin e hifzit e ka mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani-Kryeimami, kryetar;
2. Hfz.Abdylbaki ef. Kasami, anëtar;
3. Hfz. Havzi ef. Ramadani, anëtar.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti për arsim fetarë Idriz ef. Idrizi, mori pjesë: Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi, Kryetari i Kuvendit të BFI-së H. Haki ef. Agushi, ish Myftiu i Tetovës Alifekri ef. Esati, profesorët e Medresesë, hoxhallarët e Tetovës me rrethinë, si dhe një numër shumë i madh i xhematit. Të dhënat për hafizin e ri i prezentoi Kryeimami i Myftinisë së Tetovës, kurse pas fjalës përshëndetëse të Myftiut të Tetovës, fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Ai hafizit të ri si dhe familjes të tij iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Kryetari i Kuvendit të BFI-së dhe dhënien e diplomës së hifzit nga ana e Kryetarit të BFI-së dhe Myftiut të Tetovës, ndërsa në namazin e drekës priu ish Myftiu.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”46″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”120″ thumbnail_height=”90″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”50″ number_of_columns=”5″ ajax_pagination=”0″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”0″ show_slideshow_link=”0″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” template=”/home2/agroupcc/public_html/myftiniatetove/wp-content/plugins/nextgen-gallery/products/photocrati_nextgen/modules/ngglegacy/view/gallery-caption.php” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Artikuj të ngjajshëm

error: