Më 06.08.2017 ( e diel), SHMI Medreseja “ISA-BEU”-Shkup, me sukses nxori nga mesi i saj hafizin e ri të Kur’anit Famëlartë, hfz. Orhan Zendeli, maturant në këtë vatër arsimore. Për të nderuar këtë aktivitet, prezent ishin Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi me bashkëpunëtorët e tij, Drejtori i SHMI “ISA-BEU” Shkup, Ibrahim ef. Idrizi, Profesorët, nxënësit e Medresesë, si dhe një numër i madh i xhematit të fsh. Sallarevē
Fjalën përshëndetëse e mbajti Myftiu i Tetovës ndërsa fjalën e rastit në emër të Kryetarit të BFI-sê H. Sulejman ef. Rexhepi e mbajti Drejtori i Medresesë Ibrahim ef. Idrizi, i cili Hafizit të ri i dëshiroi suksese të mëtutjeshme.
Këtë e përshëndeti edhe imami i xhamisë Ejup ef. Zeqiri.
Në këtë promovim të hifzit, Myftiu i Tetovës dhe Drejtori i Medresesë ia dorëzuan çertifikatën e diplomimit Hfz. Orhan Zendeli, ndërkaq duan e Hifzit e bëri Kryeimami i Myftinisë së Tetovës Mr. Ejup ef. Selmani.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”50″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”120″ thumbnail_height=”90″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”50″ number_of_columns=”5″ ajax_pagination=”0″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”0″ show_slideshow_link=”0″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” template=”/home2/agroupcc/public_html/myftiniatetove/wp-content/plugins/nextgen-gallery/products/photocrati_nextgen/modules/ngglegacy/view/gallery-caption.php” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]