Myftinia e Tetovës për mysafirët që morën pjesë në konferencën ndërkombëtare me titull “Religjioni dhe Dhuna”, organizuar nga Universiteti i Vjenës, Universiteti i Insbrukut dhe Universitetit Shtetëror i Tetovës, shtroi darkë, në të cilën morën pjesë myftiu Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, rektori Prof. Dr. Vullnet Ahmeti, Prof. dr. Ednan Aslan, profesorë dhe dekanë nga universitetet në fjalë, pjesëmarrësit e tjerë në konferencë dhe disa pjestarë të myftinisë së BFI së Tetovës.