You are here
Home > Aktivitete > Akademi Solemne për Natën e Bedrit

Akademi Solemne për Natën e Bedrit

Njëri nga aktivitetet më të rëndësishme të përbashkëta të Myftinisë dhe Komunës së Tetovës, është edhe Akademia Solemne e mbajtur më 11.06. 2017 (e diel), me rastin e Natës së Bedrit, në sallën e Komunës së Tetovës. Të pranishëm në këtë Akademi ishin: Myftiu i Tetovës Prof. dr. Qani ef. Nesimi, Kryetari i Këshillit Komunal z. Hisen Xhemaili, profesorë dhe profesoresha, hoxhallarë dhe mysafirë të ndryshëm.
Në fjalën e tij përshëndetëse: Myftiu i Tetovës e vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet Myftinisë së Tetovës dhe Komunës së Tetovës.

Pikë e veçantë e kësaj Akademie ishte edhe leximi i biografive të personaliteteve fetare dhe kombëtare të trojeve tona nga Kryeimami i Myftinisë Mr. Ejup ef. Selmani, referenti i Myftinisë së Tetovës, Taxhedin ef. Hamidi dhe profesoresha e Medresesë Isa Beu – Tetovë Mirvete Abdullai.
Pastaj u bë ndarja e mirënjohjeve familjarëve të ish-Kryeimamit të Tetovës hfz. Zylbehar ef. Yzeiri (1912- 1984), Ali ef. Metushehu (1884- 1964), Hfz. Abdullah ef. Abdullahu (1914-2007), të cilat i ndau Myftiu i Tetovës, Kryetari i Kuvendit të Komunës dhe Myftiu paraprakë Alifekri ef. Esati.
Ndërkaq programi përfundoi me një pjesë të leximit nga Kur’ani famëlartë, të kënduar nga hfz. Abdurahim ef. Murati.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”49″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”120″ thumbnail_height=”90″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”50″ number_of_columns=”5″ ajax_pagination=”0″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”0″ show_slideshow_link=”0″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” template=”/home2/agroupcc/public_html/myftiniatetove/wp-content/plugins/nextgen-gallery/products/photocrati_nextgen/modules/ngglegacy/view/gallery-caption.php” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Artikuj të ngjajshëm

error: