You are here
Home > Aktivitete > Akademi solemne për ditëlindjen e Muhamedit a.s.

Akademi solemne për ditëlindjen e Muhamedit a.s.

Më datë 21.04.2016 (e enjte), Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës realizoi akademi solemne me një program të begatshëm në nderim të ditëlindjes së njeriut më të dashur dhe më të përkryer Muhamedit a.s, ku çdo pikë e shfaqur para të pranishmëve në fokus kishte nderimin e figurës mê të ndritur të njerëzimit.
Tê pranishëm në akademinë solemne ishin, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, proprektori për arsim i UT-së Prof. Dr. Reshat Qahili, Kryetari Këshillit Komunal z.Hisen Xhemaili, profesorë, hoxhallarë si dhe përfaqësues nga kori diplomatik dhe të shoqatave, firmave e fondacioneve të ndryshme.
Muftiu i Tetovês Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, në emër të Myftinisë përshëndeti të pranishmit për prezencën.
Ndërkaq Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Retxhepi, nê fjalën e tij përshëndetëse mes tjerash tha: “Islami është feja e paqes, dashurisë, humanitetit, solidaritetit dhe progresit, ndërsa sonte jemi këtu për të dërguar salavate Muhamedit a.s, dhe për ti thëne se nuk do tê devijojmë nga ajo që ai na ka mësuar nga ajetet Kur’anore dhe hadithet e tij.
Poashtu pas pêrshêdetjeve tê Kryetarit dhe Muftiut, Doc.Dr. Selver ef. Xhemaili paraqiti njê ligjëratë shumë mbresëlënëse dhe kuptimplote. Ai mes tjerash veçoi: “Figura e të dërguarit të Allahut është për të gjithë shembulli më i përsosur. Ai është shembull si prijës fetar, si kryetar shteti, është model me durimin e tij në kohët dhe rrethanat më të vështira. Ngase personaliteti i Muhammedit a.s. ka bashkuar në vetvete përsosmërinë morale etike që është në gjendje t’u jap përgjigje të gjitha kërkesave. Personaliteti i tij mundë tu bëhet prijës dhe udhëzues i të gjitha etapave të jetës së njerëzve të ndodhur në situata të ndryshme. Orientimi i tij është një dritë ndriçuese dhe e pagabueshme për çdo njeri që kërkon rrugën e drejtë. Ai është prijësi dhe mësuesi i vetëm i të gjithë njerëzimit. Rrethi mësimor i tij përbënte një kompleks që mblidhte individët më të ndryshëm të çdo shtrese njerëzore. Ai i mësoi ithtarët e vetë që ti duan dhe respektojnë krijesat për hir të Krijuesit.
Ngjarjet që janë duke ndodhur në botën Islame tregojnë qartë se Muslimanët në këtë fushë nuk janë duke e përcjellë shëmbëlltyrën e Muhammedit a.s. Jemi duke u përballuar me sfida shumë të rrezikshme. Qëllimi thelbësor i Islamit është që njerëzit të cilët u takojnë racave, gjuhëve, ngjyrave, rajoneve, kulturave të ndryshme, t’i bashkojë përreth besimit, idealit, qëllimit të njëjtë, t’ua mundësojë atyre së bashku ta ndërtojnë faqen e dheut dhe të mënjanojë nga shoqëria njerëzore çdo lloj të armiqësisë dhe përçarjes. Mirëpo, fatkeqësisht, njerëzit sot filluan përçarjen ta quajnë fetari. Pejgamberi a.s. Islamin e ka përkufizuar si etikë/sjellje e mirë. Ai është i dërguar për plotësimin e virtyteve etike. Qëllimi i besimit dhe ibadetit në këtë botë është krijimi i individit dhe shoqërisë etike. Në asnjë mënyrë fuqia nuk është burim i etikës. Fuqia që nuk i beson forcës etike, nuk ka mundësi të prodhojë të mirën, vlerën dhe virtytin.
Programi përfundoi me muzikë instrumentale-nej dhe ilahi nga Doc. Dr.Abas ef. Jahja, Hfz.Abdurahim ef. Murati, Hfz.Havzi ef. Ramadani, Hadis Sadiki dhe Ajdin Jahja.

Artikuj të ngjajshëm

error: