Më 18.04.2017 (e martë), Myftinia e BFI-së-Tetovë mbajti akademi solemne për mevludin e Pejgamberit a.s. Në këtë manifestim të cilin e moderoi Xhemil ef. Sadiki të pranishëm ishin: Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Kryetarja e Komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi, përfaqësues të Rijasetit në krye me Rexhep ef. Ziberi, Myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu, Myftiu i Kërçovës Murat ef. Huseini, Myftiu i Strugës Salim ef. Sulejmani, Myftiu i Dibrës Ramazan ef. Hasa, ish Myftinjtë e Tetovës, Alifekri ef. Esati dhe Hfz. Nexhadi ef. Limani, Prorektori i UT-së, Prof. Dr. Rexhat Qahili, Dekani i Fakultetit të Fshi-së, Prof. Dr. Farudin Ebibi, Dekani i Fakultetit Filozofik të UT-së, Prof. Dr. Fatbi Osmani, Drejtori i Medresesë Isa-Beu Prof. Ibrahim ef. Idrizi, Koordinator, Hoxhallarë të diasporës, profesoresha, profesorë, hoxhallarë si dhe përfaqësues nga kori diplomatik dhe të shoqatave, firmave e fondacioneve të ndryshme. Programi i këtij manifestimi përmban: 1) Lexim nga Kur’ani Famëlartë – Hfz. Ibrahim ef. Alija. 2) Fjalë përshëndetëse – Myftiu i Tetovës. 3) Ligjëratë për Pejgamberin a.s – Dr. Husein ef. Rizai. 4) Muzikë instrumentale me nej- z. Hadis Sadiki. Në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, dhe në emër të Myftinisë së Tetovës, Myftiu i përshëndeti të pranishmit për prezencën. Ndërkaq Myftiu në fjalën përshëndetëse mes tjerash theksoi: opsioni i vetëm që njeriu nga kjo botë materiale dhe fizike të realizojë dëshirën e tij për të shprehur dashurinë ndaj Allahut është respekti, orientimi, lidhja dhe ngulitja e Muhammed-it (a.s) në shpirtin e tij. “Që të na dojë Zoti neve duhet ta ndjekim, ta përmendim dhe ta përkujtojmë Pejgamberin (a.s). Ky Pjegamber ka qenë një njeri që ka mbrojtur dhe nuk ka prishur, ka rregulluar dhe nuk ka dërmuar, ka korrigjuar dhe nuk ka tollovitur, ka çiltruar ide dhe mendime dhe nuk ka paragjykuar”. Ndërsa Dr. Husein Rizai në ligjëratën e tij theksoi se: Dashuria ndaj Pejgamberit është obligim i të gjithë myslimanëve dhe paraqet aspektin themelor të jetës fetare islame. Ai potencoi se dashuria ndaj Pejgamberit a.s. është çelës për dashurinë ndaj Zotit, e cila realizohet duke ndjekur mostrën primordiale dhe kozmohistorike me karakter universal të Pejgamberit a.s.. Manifestimi përfundoi me disa vargje nga Hfz. Ibrahim Dalliu: Për, Ty asht krijue gjithsija Ç’ pare bajnë lavdat e mija Ty t’ka lavdue vetë Perendija N’ doresh ja Resulell-llah!
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”43″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”120″ thumbnail_height=”90″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”50″ number_of_columns=”5″ ajax_pagination=”0″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”0″ show_slideshow_link=”0″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” template=”/home2/agroupcc/public_html/myftiniatetove/wp-content/plugins/nextgen-gallery/products/photocrati_nextgen/modules/ngglegacy/view/gallery-caption.php” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]