You are here
Home > Lajme > ABDULHAMIT ef. ABDULLAHU (1948-2016)

ABDULHAMIT ef. ABDULLAHU (1948-2016)

Abdulhamit ef. Abdullahu u lind më 10. 05. 1948 në fsh. Zhelinë të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në fsh. Zhelinë.  Pas mbarimit të shkollës fillore në vitin 1963 ai regjistrohet në shkollën e mesme Medreseja “Alauddin” në Prishtinë.  Pas mbarimit të medresesë në vitin 1968 për ti vazhduar studimet shkon në Damask të Sirisë ku do të qëndrojë 6 muaj. Për shkak se nuk arrin ta fitojë bursën për vazhdimin e studimeve, detyrohet të largohet prej Damasku dhe më pas do të regjistrohet në Fakultetin e Sheriatit të Universitetit Islamik në Mbretërinë e Libisë.

Abdulhamid ef. Abdullahu në vitin 1973/4 i përfundon me sukses studimet dhe kthehet në vendlindje. Në vitet 1975-do ta mbaroj edhe obligimin ushtarak. Në vitin 1978 punësohet në Këshillin e BI të Tetovës me detyrë të imamit rezervë dhe ligjërues nëpër xhamitë e qytetit dhe të rrethinës. Këtë detyrë e ushtroi me sukses deri në vitin 1991, ku pastaj emërohet arkëtarë i Këshillit, gjegjësisht arkëtarë i BFI-së të Tetovës nga ku edhe pensionohet.

Gjatë periudhës që ka shërbyer në Myftininë e Tetovës, ka kryer shumë detyra tjera vullnetare. Ka qenë shumë aktiv në shoqatën Ilmije të Myftinisë së Tetovës, posaçërisht në shitjen dhe shpërndarjen e literaturës islame. Ndërmjet viteve 1992-1995 gjatë krizës në Bosnjë Hercegovinë ka qenë aktiv ne shoqatën humanitare El-Hilal të BFI-së me pranimin dhe vendosjen e refugjatëve, i cili do të vazhdojë edhe në vitet 1999 me krizën e Kosovës. Gjatë punës së tij është treguar i zellshëm, i besueshëm dhe ka pasur një sjellje shembullore duke u ndihmuar hoxhallarëve,  xhematit dhe popullit në përgjithësi.

Pas një sëmundje të shkurtër Abdulhamit efendiu ndërron jetë më 11. 05. 2016. Vdekja e tij e pikëlloi familjen e tij si dhe të gjithë ata që e njihnin atë. Ai u varros në varrezat e qytetit  në prezencën e shumë Myftinjve, Hoxhallarëve nga Maqedonia, Kosova dhe më gjerë, si dhe   një numër i madh i hoxhallarëve dhe xhematit nga Tetova dhe rrethina.

Allahu xh.sh e mëshiroftë!

Artikuj të ngjajshëm

error: